Bota

BE miraton paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë

Paketa e re e sanksioneve përfshin ndalimin e blerjes, importit ose transportit të naftës bruto dhe produkteve të caktuara të naftës nga Rusia në BE

3 Qershor 2022, 12:16 Nga DOSJA
BE miraton paketën e gjashtë të sanksioneve kundër
BE

BRUKSEL-Këshilli i Bashkimit Europian ka përfunduar procedurën për miratimin e paketës së gjashtë të sanksioneve kundër Federatës Ruse. Paketa e sanksioneve konsiderohet e miratuar zyrtarisht. Gjithashtu përfshinë një embargo të pjesshme për furnizimet me naftë.

"Ne po ndalojmë importin e naftës ruse në BE dhe në këtë mënyrë reduktojmë një burim të madh të ardhurash për Rusinë. Ne po shkëputim gjithnjë e më shumë banka kryesore ruse nga sistemi i pagesave ndërkombëtare SWIFT,”- tha përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian Josep Borrell.

Sipas mediave ruse, sanksionet e BE-së nënkuptojnë refuzimin e vendeve të unionit nga importi i naftës ruse brenda 6 muajve, nga importi i produkteve të naftës brenda 8 muajve. Paketa e re e sanksioneve përfshin ndalimin e blerjes, importit ose transportit të naftës bruto dhe produkteve të caktuara të naftës nga Rusia në BE.

Sanksionet përfshijnë gjithashtu shkëputjen e Sberbank-ut, Rosselkhozbank-ut dhe Bankës së Kreditit të Moskës nga SWIFT, e po ashtu paketa do të ketë shkëputjen nga transmetimi në territorin e kanaleve televizive të BE-së "Rusia 24", "RTR-Planeta", "TV-Center". Madje pjesë e paketës është edhe zëri i “Shërbime Konsulence”.

Së fundmi, paketa përfshin një ndalim për ofrimin e shërbimeve të kontabilitetit, PR dhe këshillimit në Rusi, si dhe shërbime cloud.

 

Sondazh

Poll