Bota

Dendias vizitë në Serbi, Vuçiç: Diskutuam për çështjet e rajonit dhe marrëdhëniet dypalëshe

Në takim u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe dhe lidhjet e forta mes popujve të Greqisë dhe Serbisë, kursin europian të Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimet rajonale, thuhet në një postim përkatës të Ministrisë së Jashtme në Twitter.

3 Qershor 2022, 12:30 Nga DOSJA
Dendias vizitë në Serbi, Vuçiç: Diskutuam për
Vucic dhe Dendias

SERBI- Më herët gjatë ditës, presidenti serb Aleksandër Vuçiç priti në takim ministrin e Jashtëm Nikos Dendias, i cili po viziton Beogradin, ndalesa e katërt në turneun e tij në Ballkanin Perëndimor.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe dhe lidhjet e forta mes popujve të Greqisë dhe Serbisë, kursin europian të Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimet rajonale, thuhet në një postim përkatës të Ministrisë së Jashtme në Twitter.

Vuçiç nga ana e tij tha se biseduan për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe, procesin e integrimit evropian të Serbisë, bashkëpunimin ekonomik, si dhe çështje të tjera rajonale me rëndësi për të dyja palët.

Sondazh

Poll