Bota

Sergei Lavrov do të vizitojë Serbinë më 6 dhe 7 qershor, Vuçiç:Po vjen në një moment delikat

Prej disa ditësh në Serbi po flitet për vizitën e Lavrovit, e cila nga disa interpretohet si kthim i 'shpinës' ndaj Perëndimit sepse vjen në një moment të ndjeshëm, që e vë Serbinë në një pozitë të vështirë.

3 Qershor 2022, 12:18 Nga DOSJA
Sergei Lavrov do të vizitojë Serbinë më 6 dhe 7 qershor,
Lavrov

SERBI- Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha sot se ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov do të vizitojë Serbinë më 6 dhe 7 qershor dhe do të bisedojë me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Sipas mediave vendase, ajo tha në një konferencë për media se Lavrov do të bisedojë edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Kryetarin e Kuvendit Kombëtar dhe Patriarkun serb.

Prej disa ditësh në Serbi po flitet për vizitën e Lavrovit, e cila nga disa interpretohet si kthim i 'shpinës' ndaj Perëndimit sepse vjen në një moment të ndjeshëm, që e vë Serbinë në një pozitë të vështirë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dje tha se çështja e ardhjes së ministrit Sergej Lavrov në Beograd po ndërlikohet më shumë.

"Situata rreth ardhjes së Lavrov është e komplikuar në çdo kuptim, por unë nuk jam gati të flas ende për këtë, por është e komplikuar në çdo kuptim. Pyetjet janë se si do të vijë Lavrov, çfarë, e të tjera por do të shohim"-tha Vuçiç në Bratislavë.

I pyetur nëse ka mundësi që kancelari gjerman Olaf Scholz të mos e vizitojë Serbinë më 10 qershor për shkak të ardhjes së Lavrov dhe nëse ky do të ishte një lajm i keq për Serbinë, Vuçiç tha se sigurisht që do të ishte një lajm i keq për vendin tonë.

Zakharova njoftoi gjithashtu se Lavrov do të vizitojë Ankaranë pas Serbisë më 8 qershor, për të diskutuar situatën në Ukrainë me ministrin e Jashtëm turk Mevlut Tsavusoglu.

Sondazh

Poll