Bota

Futen ilegalisht nga Shqipëria në Kosovë, ndalohen 5 persona nga Bangladeshi

Pesë personat të cilët po hynin ilegalisht në Kosovë ishin meshkuj.

3 Qershor 2022, 10:57 Nga DOSJA
Futen ilegalisht nga Shqipëria në Kosovë, ndalohen 5 persona nga
Pesë personat nga Bangladeshi

KOSOVË- Pesë persona nga Bangladeshi kanë hyrë ilegalisht në Kosovë ndërkohë që një burrë nga Kosova i ka pritur në pikën kufitare Vërmic që ti transportonte me taksi. Të pesë personat të cilët po hynin ilegalisht në Kosovë ishin meshkuj. Ata kishin qëllim të emigronin në vendet perëndimore.

35-vjeçari me aktvendimin nga prokurori do të mbahet në burg për 48 orë ndërsa emigrantët do të dërgohen në Qendrën e Azilit, ndaj të cilëve do të vazhdohet me procedurat e parapara.

Njoftimi i plotë i policisë së Kosovës:

Patrulla policore nga Stacioni për Mbikëqyrjen e Kufirit-Vërmicë, mbrëmë rreth orës 23:40, gjatë vëzhgimit të terrenit ka vërejtur disa lëvizje të dyshimta të disa personave nga pjesa malore që vjen nga Republika e Shqipërisë në drejtim të Republikës së Kosovës, kryesisht nga pjesa e “Folesë së Shqiponjës”.Gjatë vëzhgimit, janë vërejtur pesë persona të cilët nga pjesa e malit, zbrisnin në  drejtim të autostradës ku po i priste një veturë TAXI me targa vendore. Bëhet fjalë për pesë persona meshkuj, shtetas nga Banglladeshi, të cilët kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë dhe qëllim kishin emigrimin në shtetet të perëndimit. Policia ka arritur ta ndalojë këtë transport, ka intervistuar drejtuesin e automjetit, të dyshuarin mashkull kosovar, 35 vjeçar, i cili deklaron se kishte qëllim që pesë emigrantët t’i dërgonte deri në Prishtinë”, thuhet në komunikatë.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, është iniciuar rasti, me aktvendim nga prokurori i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë,  kurse emigrantët dërgohen në Qendrën e Azilit, ndaj të cilëve do të vazhdohet me procedurat e parapara për raste të tilla.

Sondazh

Poll