Bota

Sulm brenda autobusit në Siri, vriten 3 persona dhe 21 plagosen

Autobusi u sulmua pranë një fshati në një zonë të shkretëtirës së provincës Deir el-Zour

3 Qershor 2022, 10:53 Nga DOSJA

Sulm brenda autobusit në Siri, vriten 3 persona dhe 21 plagosen

SIRI-Militantët sulmuan një autobus në Sirinë lindore ditën e djeshme, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur 21. Sipas mediave të huaja, autobusi u sulmua pranë një fshati në një zonë të shkretëtirës së provincës Deir el-Zour, e cila kufizohet me Irakun. 

Pjesë të mëdha të Deir el-Zour dikur kontrolloheshin nga grupi ekstremist i Shtetit Islamik, i cili në vitin 2014 shpalli të ashtuquajturin “kalifat” në një të tretën e Irakut dhe Sirisë.

Në të kaluarën, autoritetet siriane kanë fajësuar për sulme të tilla IS dhe celulat e tij të fjetura, të cilat kanë qenë aktive në Sirinë lindore dhe qendrore, pavarësisht se militantët e IS humbën zonat që dikur kontrollonin në 2019.

Sondazh

Poll