Bota

Alarm i rremë për bombë në avionin e linjës Romë - Prishtinë

Kërcënimi për bombë ishte dhënë teksa aeroplani ka qenë në fluturim duke krijuar shqetësim tek udhëtarët

3 Qershor 2022, 11:34 Nga DOSJA

Alarm i rremë për bombë në avionin e linjës Romë -

KOSOVË- Alarmi për bombë ditën e djeshme, në aeroplanin e linjës Romë-Prishtinë ka rezultuar të jetë i rremë. Kështu kanë deklaruar zyrtarët e Policisë së Kosovës, të cilët thanë se është kontrolluar avioni dhe të gjitha bagazhet e udhëtarëve.

Sipas RTK, kërcënimi për bombë ishte dhënë teksa aeroplani ka qenë në fluturim duke krijuar shqetësim tek udhëtarët, gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe tashmë gjithçka është në rregull.

"Sonte rreth orës 22:00 kemi pranuar një informacion për një kërcënim me bombë në fluturimin nga Roma për Prishtinë. Menjëherë jemi përgjigjur me të gjitha njësitet relevante. Pasagjerët janë evakuuar dhe janë kontrolluar avioni, bagazhet, nuk ka dalë asgjë. Është alarm fals. Shumë shpejtë pritet dorëzimi bagazhit te udhëtarët, nuk ka asgjë,”- deklaroi shefi i Policisë së Aeroportit, Shpend Maliqi mbrëmjen e së enjtes.

Sipas Maliqit, në avion ndodheshin rreth 200 udhëtarë, por fatmirësisht, lajmi ishte i rremë.

 

 

Sondazh

Poll