Aktualitet

SPAK sekuestron anijen e ardhur nga Kolumbia, sekuestron pasaportat e ekuipazhit

SPAK ka bërë edhe sekuestrimin e pasaportave të anëtarëve të ekupiazhit.

3 Qershor 2022, 11:07 Nga DOSJA
 
SPAK sekuestron anijen e ardhur nga Kolumbia, sekuestron pasaportat e ekuipazhit
Anija

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka sekuestruar anijen 'Unistream' e cila u kap javë më parë me kokainë në Portin e Durrësit. SPAK ka bërë edhe sekuestrimin e pasaportave të anëtarëve të ekupiazhit. Këta të fundit kanë mohuar të kenë lidhje me sasinë e drogës e cila u gjet brenda anijes. Po ashtu, atyre iu janë sekuestruar edhe aparatet telefonike.

Më 17 Maj u zbulua në Portin e Durrësit në anijen 'Unistream' 60 kile kokaine. Anija e cila transporton qymyr e që vinte nga Kolumbia kishte te fshehur në hambarin e anijes 53 pako me nga 2 çanta të veçanta. Ende nuk ka asnjë person të ndaluar për këtë çështje. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll