Aktualitet

Trafik droge në Itali/ Firmosen 5 urdhër-arreste, mes tyre financieri i 'Habilajve'

Në operacion është e përfshirë edhe policia shqiptare dhe Interpoli, të cilët kanë arritur të konstatojnë lëvizjen e 4 tonëve lëndë narkotike të tjera nga grupi.

3 Qershor 2022, 10:09 Nga DOSJA
Trafik droge në Itali/ Firmosen 5 urdhër-arreste, mes tyre financieri
Policia ne Itali

ITALI- Policia italiane po ekzekuton 5 urdhërarreste në Katania të Italisë, ku mes të arrestuarve është edhe Nazer Seiti i cili pak vite më parë u arrestua si pjesëtar i grupit të Habilajve të akuzuar për trafik droge si dhe Maridian Sulaj. Të arrestuarit akuzohen për trafik ndërkombëtar droge dhe armësh, raportojnë mediat italiane. Gjatë operacionit janë sekuestruar 3.5 ton marijuanë e 3 kallashnikovë. Në operacion është e përfshirë edhe policia shqiptare dhe Interpoli, të cilët kanë arritur të konstatojnë lëvizjen e 4 tonëve lëndë narkotike të tjera nga grupi.

Urdhërarrestet u firmosën për:

-Angelo Busacca,
-Antonino Riela,
-Vincenzo Spampinato,
-Nezar Seiti
-Maridian Sulaj

Sulaj ka qenë i dënuar me 8 vite burg, të gjitha ende për t’u shlyer, pasi u shpall fajtor për krimet e trafikut të drogës, në rrethana rënduese. Angelo Busacca u dënua me 6 vjet e 10 muaj burgim (nga të cilat 6 vjet, një muaj e 26 ditë për t'u shlyer), pasi u shpall fajtor për një komplot kriminal me qëllim trafikun e drogës. Antonino Riela u dënua me 14 vjet e 8 muaj burgim (nga të cilat 13 vjet, 10 muaj e 14 ditë për shlyerje), për shkak se ishte fajtor për krimet e komplotit dhe trafikut të drogës, me rrethanat rënduese të sasisë së madhe dhe transnacionaliteti i krimeve dhe mbajtja e paligjshme e armëve të luftës. Nezar Seiti u dënua me 6 vjet e 8 muaj burgim (të gjitha për t'u shlyer), pasi u shpall fajtor për veprën e komplotit për qëllime të trafikut të drogës.

Seiti konsiderohet si financier i grupit të Habilajve në hetim për trafik ndërkombëtar droge. Në përgjimet e palës italiane doli se Seitaj komunikonte vazhdimisht me Moisi Habilajn dhe diskutonte me të për pazaret e drogës. 

Sondazh

Poll