Aktualitet

Përndiqte në rrjetet sociale ish-të dashurën, arrestohet 26-vjeçari në Korçë

Ka qënë vajza e cila ka kryer denoncimin në polici për përndjekjen që po i bëhej prej kohësh.

3 Qershor 2022, 09:48 Nga DOSJA
Përndiqte në rrjetet sociale ish-të dashurën, arrestohet
Perndjekje

KORÇË- Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për përndjekje. Forcat blu bëjnë të ditur se i riu me inicialet E.N, përndiqte ish të dashurën e tij në rrjetet sociale. Ka qënë vajza e cila ka kryer denoncimin në polici për përndjekjen që po i bëhej prej kohësh.

NJOFTIMI:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë ndalimin e shtetasit E. N., 26 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale "Përndjekja", pasi ka përndjekur në rrjetet sociale, ish të dashurën e tij, shtetasen F. Gj.

Sondazh

Poll