Aktualitet

I dënuar me 8 muaj burg nga GJKKO, arrestohet 44-vjeçari në Kamzë (EMRI)

44-vjeçari është dënuar me 8 muaj burg për veprën penale shpërdorim detyre

3 Qershor 2022, 10:04 Nga DOSJA
I dënuar me 8 muaj burg nga GJKKO, arrestohet 44-vjeçari në
GJKKO

TIRANË- Arjan Hoxha, është arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës. Blutë bëjnë me dije se 44-vjeçari është dënuar me 8 muaj burg për veprën penale shpërdorim detyre. Në lidhje me këtë ngjarje, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit bënë ndalimin e shtetasit Arjan Hoxha, 44 vjeç, banues në Kamzë, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll