"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Bëhet fjalë për vrasjen e Aleksandër Nokës, vëllait t ëish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Noka.
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hedhur poshtë pretendimet e gazetari Artan Hoxha se presidenti Ilir Meta kishte udhëruar një vrasje. Bëhet fjalë për vrasjen e Aleksandër Nokës, vëllait t ëish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Noka.
Sipas SPAK, i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani nuk e ka përmendur kurrë në dëshminë e tij presidentin Ilir Meta. Ndaj kërkon që gazetarët të kërkojnë më shumë kujdes lidhur me ngjarjen.
“Në deklarimet e dhëna në kuadër të procedimit penal nr.75/2022 që po heton Prokuroria e Posaçme, shtetasi nën hetim N.D., nuk ka deklaruar asnjë të dhënë në lidhje me Presidentin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në reagimin e prokurorisë.
Reagimi i plotë i SPAK:
Në vijim të interesimit të shtuar të mediave, në lidhje me deklarimin e gazetarit Artan Hoxha për sa i përket të dhënave të pretenduara si të deklaruara nga shtetasi nën hetim N.D. për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, të transmetuar në televizionin Kombëtar “Klan”, në emisionin “Opinion” të datës 02.06.2022, sqarojmë opinionin publik se:
Në deklarimet e dhëna në kuadër të procedimit penal nr.75/2022 që po heton Prokuroria e Posaçme, shtetasi nën hetim N.D., nuk ka deklaruar asnjë të dhënë në lidhje me Presidentin e Republikës së Shqipërisë.
Duke marrë shkas nga ky rast, si dhe duke mbajtur në konsideratë edhe trajtimet që i janë bërë deklarimeve të shtetasit N.D. në emisione të ndryshme televizive, ftojmë mediat që të jenë të kujdesshme, të mbajnë në konsideratë ndjeshmërinë e kësaj çështje, të respektojnë viktimat dhe familjarët e tyre, si dhe faktin se çështja është në fazën e hetimit paraprak dhe Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar referuar nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale ka vendosur ndalimin e publikimit të vendimit nr.42 datë 17.05.2022 (me objekt caktimin e masave të sigurimit).
Dje, gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se urdhrin për vrasjen e Aleksandër Ndokës, vëllain e ish-deputetit të PS-së, Arben Ndoka, sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani, e ka dhënë Presidenti Ilir Meta. I pranishëm në studion e “Opinion”, Hoxha rihapi dosjen e vitit 2017. Ai tha se zanafilla për këtë konflikt ka para fushtës elektorale në vitin 2017, por vrasja është kryer gjatë saj.
(k.m/dosja.al)
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari investigative Artan Hoxha ka folur lidhur me vrasjet e ndodhura në Shkodër gjatë kohëve të fund...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me vrasjet e bujshme të muajve dhe viteve të fundit n&eum...
Odeta Nishani TIRANË- Bujar Nishanit, ish-presidentit të Shqipërisë iu dha ditën e djeshme lamtumira e fundit. Familja, miqtë...
Anija TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka sekuestruar anijen 'Unistream' e cila u kap javë më...
Policia ne Itali ITALI- Policia italiane po ekzekuton 5 urdhërarreste në Katania të Italisë, ku mes të arrestuarve është...
Komisariati i Policisë Sarandë SADANDË- Një 17-vjeçare është zhdukur në Sarandë. Denoncimin e ka bër&eu...
GJKKO TIRANË- Arjan Hoxha, është arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës. Blutë bëjnë me dije se 44-vje&ccedi...
Perndjekje KORÇË- Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për përndjekje. Forcat blu bëjn&...
Pamje nga vendi i krimit SHKODËR- Naim Bajri mori 7 plumba në trup. Tregtari i peshkut u qëllua me breshëri arme mëngjesin e sot&e...
Arrestim MALLAKASTËR- Arjan Çanaj është arrestuar nga policia, pasi iu janë gjetur në banesë lëndë narkotike...