Politike

VIDEO- S’u shkoi për ngushëllim! Basha dërgon kurorë me lule për Nishanin, familja ia refuzon

Personi në fjalë u largua pa i dhënë dorën askujt, por duke përshëndetur vetëm me kokë.

2 Qershor 2022, 21:32 Nga DOSJA
VIDEO- S’u shkoi për ngushëllim! Basha dërgon kurorë
Momenti kur largohet kurora e Bashës

TIRANË- Familja e ish-Presidentit Bujar Nishani, i cili u përcoll sot për në banesën e fundit nuk i ka pranuar ngushëllimet e ish-kryedemokratit Lulzim Basha. Ky I fundit, për arsye që nuk dihen, nuk u shfaq sot në ceremoninë shtetërore përmes të cilës ish-Kreu i Shtetit u përcoll për në banesën e fundit.

Por, në sallë hyrri një person i panjohur që la një kurorë me lule në emër të Bashës. Personi në fjalë u largua pa i dhënë dorën askujt, por duke përshëndetur vetëm me kokë. Menjëherë pas ikjes së tij, kurora me lule e Bashës u largua nga vendi ku ndodhej arkëmorti i të ndjerit Nishani.

Sondazh

Poll