Politike

Dvorani dhe Bregu kandidatët e PS për president? Klosi: I plotësojnë kriteret

Sipas tij, i plotësojnë kushtet.

2 Qershor 2022, 21:19 Nga DOSJA
Dvorani dhe Bregu kandidatët e PS për president? Klosi: I
Blendi Klosi

TIRANË- Sekretari Organizativ në Partinë Socialiste, Blendi Klosi tha se Ardian Dvorani dhe Majlinda Bregu mund të jenë kandidatë të mundshëm për President të Republikës. Në një lidhje me Skype në "Open", Klosi tha se si Dvirani edhe Bregu plotësojnë kushtet e duhura për të mbuluar këtë post të rëndësishëm.

“Kemi propozuar një listë të gjatë kandidatësh. I ofruam opozitës shansin të propozonte kandidatë. Po prisnin kandidatët e tyre. Do prisnim që Shqipëria të kishte një President që në startin e tij dakordësinë e plotë. Ai që të ulet në atë zyrë të jetë përfaqësuesi i qytetarëve shqiptarë. Ne kemi folur gjithmonë për parime. Kemi listë me emra që nesër do të diskutojmë, do të debatojmë. Për momentin ka një diskutim mbi procesin publik dhe atë diskutim e mbaj edhe për sot. Unë kam qenë një nga ata që jam shprehur që të mos jetë një politikan pjesë e listës së propozuar. Posti i Presidentit është politik, e duhet të jetë një njeri që është pjesë e debatit publik. Duhet një njeri që ka postin e Presidentit një hap më lart në karrierën e tij. Duhet pasur garanci. Dy emrat që përmendët, i plotësojnë këto kritere. Jo vetëm ne deputetët që do të votojnë, por të gjithë njohin kurrikulën e Majlinda Bregut dhe jetën profesionale të Dvoranit, që u shfaq një kampion i anti-korrupsionit,"- u shpreh Klosi.

Sondazh

Poll