Politike

Kjo ishte hera 'e fundit' që Berisha shkeli në Presidencë

Për 5 vite, Sali Berisha pritet të mos hyjë më në Presidencë. Përjashtim mund të bëjë vetëm nëse Berisha dhe Partia Demokratike fiton zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, për t'u betuar si kryeministër i vendit.

2 Qershor 2022, 15:11 Nga DOSJA
Kjo ishte hera 'e fundit' që Berisha shkeli në
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ishte sot në ambientet e Ballatit të Brigadave, ndoshta për herë të fundit, të paktën për 5 vitet e ardhshme. Me ftesë së presidentit Ilir Meta, Berisha mori pjesë në nderimet e fundit për mikun e tij, ish-presidentin Bujar Nishani.

Kjo pasi me njollën e "non gratave" nga Departamenti Amerikan i Shtetit, me shumë gjasë nuk do të ftohet në asnjë pritje zyrtare dhe asnjë ceremoni, edhe pse mban postin e kreut të Partisë Demokratike.

Që prej 22 majit, ka pasur shumë ceremoni, si në Shqipëri, por edhe jashtë, megjithatë asnjë ftesë nuk ka marrë Berisha dhe mbështetësit e tij. E me shumë gjasë, kështu do të vazhdojë. Përjashtim mund të bëjë vetëm nëse Berisha dhe Partia Demokratike fiton zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, për t'u betuar si kryeministër i vendit, nëse gjithmonë triumfon ndaj socialistëve.  Ndryshe për të paktën 5 vitet e ardhshme, aq sa do të zgjasë mandati i presidentit të ri, Berisha nuk do të shihet më në Presidencë.

Sondazh

Poll