Politike

ME VD- Tedi Blushi kujdes special për Berishën, e merr përdore dhe i liron vendin e parë

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, në momentin e reshtimit jashtë godinës së Presidencës, Berisha po qëndronte i tërhequr, por në një moment Blushi i shkon pranë dhe e orienton se ku duhet të qëndrojë.

2 Qershor 2022, 12:37 Nga DOSJA
ME VD- Tedi Blushi kujdes special për Berishën, e merr përdore
Momenti nga ceremonia

TIRANË- Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi është kujdesur vetë për akomodimin e kryedemokratit Sali Berisha në ceremoninë e lamtumirës së presidentit Bujar Nishani. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, në momentin e reshtimit jashtë godinës së Presidencës, Berisha po qëndronte i tërhequr, por në një moment Blushi i shkon pranë dhe e orienton se ku duhet të qëndrojë.

Madje në një moment sposton pak kryeparlamentaren Lindita Nikolla, duke i hapur vend Berishës, i cili tashmë ka vend mes Nikollës dhe Alfred Moisiut. Sigurisht që në radhë të parë dhe shumë i 'kapshëm' nga kamerat dhe mediat e pranishme. Epo Blushi ka qenë i vëmendshëm ndaj detajeve, ndoshta dhe presidenti Ilir Meta ia ka 'lënë amanet' që të kujdeset për të në çdo moment.

Homazhet shtetërore në nder të Nishanit u mbajtën nga ora 10:00 deri në 12:00. Pas orës 12:00, arkëmorti me trupin e Presidentit Nishani, i shoqëruar nga kortezhi mortor do të shkojë në këmbë deri tek ura e Lanës dhe më pas do të dërgohet në varrezat e Sharrës, ku edhe do të zhvillohet ceremonia e varrimit.

Sondazh

Poll