Politike

Evi Kokalari nuk i ndahet Këlliçit, e sfidon sërish: Pse ka kaq shumë anëtarë të FRPD në Këshill Kombëtar?

Evi Kokalari kërkon llogari se pse FRPD, ka 9 të rinj më shumë në Këshillin Kombëtar dhe pse po i jepet kaq shumë hapësirë të rinjve. 

2 Qershor 2022, 18:19 Nga DOSJA
Evi Kokalari nuk i ndahet Këlliçit, e sfidon sërish: Pse ka kaq
Belind Këlliçi dhe Evi Kokalari

TIRANË- Aktivistja nga Amerika, Evi Kokalari prej ditësh tashmë ka dalë me një qëndrim publik, në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Foltores, duke sulmuar ashpër edhe kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi. Në një postim të bërë sot në rrjetet sociale, Kokalari kërkon llogari se pse FRPD, ka 9 të rinj më shumë në Këshillin Kombëtar dhe pse po i jepet kaq shumë hapësirë të rinjve. 

“Ftesë Belind Këlliçit për transparencë. Vota është e shenjtë dhe duhet mbrojtur me çdo kusht, ndryshe demokracia nuk mbijeton!! Kuota e pjesëmarrjes të anëtarëve të Forumit Rinor në Këshillin Kombëtar është 15% ose 22 veta. Duke hequr Belindin që është automatikisht i futur si deputet, ngelen 21 veta. Këtë shifër ma ka konfirmuar vetë Belindi. Nga një analizë e thjeshtë të listës së fituesve, rezulton se në Këshill kanë hyrë gjithsej 30 anëtarë të Forumit Rinor, domethënë 9 mbi kuotë e kërkuar me statut. Ftoj Belind Këlliçin, që për hir të trasparencës, të lëshoj një deklaratë të noterizuar që vërteton se këta 9 vetë mbi kuotë, janë futur me votë (dhe nëse është votë e lobuar s'ka problem për momentin), dhe nuk janë përzgjedhur nga Belindi vetë për të plotësuar, tejkaluar apo manipuluar zgjedhjet nëpërmjet kuotës që mbrohet me statut të Partisë. Logjikisht, nëse kemi 9 veta mbi kuotë, kjo do të thotë që të gjithë, pra 30 të rinjtë, janë futur me meritokraci. Kjo trasparencë, është mëse e nevojshme përpara zgjedhjeve të së Premtes, sepse ky është një informacion që duhet ta disponoj çdo anëtar i Kryesisë që ka të drejtë vote nesër. E falënderoj paraprakisht,”- ka shkruar Kokalari.

Ndërkohë që vetë Berisha ka pasur si premtim gjatë rikthimit të tij lëshimin e më shumë hapësirave për të rinjtë aktivistë në Partinë Demokratike. Po ashtu, kjo nuk është hera e parë që Kokalari bën akuza ndaj Këlliçit për manipulim votash, ndërsa ky i fundit nuk i ka kthyer asnjë përgjigjie.

(k.m/dosja.al)

 

 

Sondazh

Poll