Politike

VD-Rama ngre zërin kundër Serbisë: U detyrohemi mijëra viktimave në Srebenicë, grave e fëmijëve të Kosovës

Sipas kreut të qeverisë, drejtësinë ua kanë borxh grave të dhunuara në Kosovë dhe fëmijëve që lufta u vodhi fëmijërinë.

2 Qershor 2022, 16:52 Nga DOSJA
VD-Rama ngre zërin kundër Serbisë: U detyrohemi mijëra
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që të ndëshkohet çdo autor krimi për spastrimin etnik në Kosovë dhe për masakrën e Srebenicës. Nga selia e OKB-së, Rama tha se duhet vepra e jo më fjalë. Sipas kreut të qeverisë, drejtësinë ua kanë borxh grave të dhunuara në Kosovë dhe fëmijëve që lufta u vodhi fëmijërinë.

“Nuk duhet dhe nuk mund të mbeten të pandëshkuara. Shqipëria ka qenë dhe do të jetë në ballë të të drejtës për të vënë drejtësi. Na duhen vepra dhe jo fjalë. Na duhet të themi kurrë më, u detyrohemi mijëra viktimave në Srebenicë, ua detyrojmë fytyrave të heshtura, të panumërta që janë shpesh viktima të krimeve seksuale, 20 mijë gra të dhunuara në mënyrë mizore gjatë spastrimit etnik në Kosovë, ua detyrojmë jetëve të shkatërruara të mijëra fëmijëve që u është vjedhur e ardhmja. Duhet të jenë pas hekurave si Slobodan Milosheviç. Drejtësia duhet të mbizotërojë,”- tha Rama ndër të tjera.

Sondazh

Poll