Politike

VD-Me zë të dridhur, djali i Bujar Nishanit në ceremoninë mortore: Lamtumirë baba

Ai tha se vendi ynë ka humbur një shërbëtor të përulur, ndërsa familja, busullën orientuese. 

2 Qershor 2022, 15:06 Nga DOSJA

VD-Me zë të dridhur, djali i Bujar Nishanit në ceremoninë

TIRANË- Ersi Nishani, djali i sih-Presidentit Bujar Nishani i ka dhënë lamtumirën babait të tij. I pranishëm në ceremoni, i riu u drodh dhe lexoi përshëndetjen e fundit. Ai tha se vendi ynë ka humbur një shërbëtor të përulur, ndërsa familja, busullën orientuese. 

"Të nderuar personalitete dhe miq të pranishëm u falënderoj për praninë tuaj na keni lehtësuar dhimbjen sado pak. Im atë për tre gjëra nuk bënte kurrë kompromis për tre gjëra, familjen, zotin dhe atdheu. Familja jonë sot i jep lamtumirën busullës së saj drejtuese, kombi shqiptar i jep lamtumirën një shërbëtorit të përulur dhe Zotit i shtohet një ëngjëll në parajsës. Lamtumirë baba!"- u shpreh Ersi Nishani.

Homazhet shtetërore në nder të Nishanit u mbajtën nga ora 10:00 deri në 12:00. Pas orës 12:00, arkëmorti me trupin e Presidentit Nishani, i shoqëruar nga kortezhi mortor do të shkojë në këmbë deri tek ura e Lanës dhe më pas do të dërgohet në varrezat e Sharrës, ku edhe do të zhvillohet ceremonia e varrimit.

Sondazh

Poll