Sport

E BUJSHME! Tirana me merkato kampionësh, gati firma me ish-mbrojtësin e Kombëtares

Tirana ndez merkaton. Pas titullit kampion, skuadra bardheblu po bëhet gati për Kupat e Europës dhe në këtë veprimtari duhen lojtarët më të mirë të mundshëm

2 Qershor 2022, 21:21 Nga DOSJA

E BUJSHME! Tirana me merkato kampionësh, gati firma me ish-mbrojtësin

TIRANË- Tirana ndez merkaton. Pas titullit kampion, skuadra bardheblu po bëhet gati për Kupat e Europës dhe në këtë veprimtari duhen lojtarët më të mirë të mundshëm. Emri i parë që ka firmosur me Tiranën është ish-mesfushori i Teutës Albano Aleksi. Lajmi është publikuar nga vetë klubi bardheblu.

Megjithatë merkato nuk pritet të mbyllet me kaq, sepse emri më i madh që përflitet është i Arlind Ajetit. Ish-mbrojtësi i Kombëtares, pjesë e Padovas në Serie C në Itali i përfundon kontrata më 30 qershor dhe ende nuk flitet për një rinovim të marrëveshjes.

Me skuadrën italiane, Ajeti ka zhvilluar 21 ndeshje duke shënuar 1 gol me skuadrën italiane, ndërsa me Kombëtaren ka zhvilluar 20 ndeshje. 28-vjeçari mund ta shohë Tiranën si trampolinë për t'u ringritur edhe një herë në nivele të larta.

E.Ç (Dosja.al)

356369 31755

Sondazh

Poll