Sport

Asnjë lajm pozitiv në aksin Juventus-Di Maria, ja çfarë mungon për të mbyllur marrëveshjen

Juventus frenohet për Di Marian. Dje u zhvillua një takim që shpresohej të ishte vendimtar, por nuk solli lajme pozitive

2 Qershor 2022, 19:17 Nga DOSJA

Asnjë lajm pozitiv në aksin Juventus-Di Maria, ja çfarë

ITALI- Juventus frenohet për Di Marian. Dje u zhvillua një takim që shpresohej të ishte vendimtar, por nuk solli lajme pozitive. Palët kanë kërkuar të marrin kohë. Klubi bardhezi preferon një kontratë dyvjeçare, duke i dhënë argjentinasit pagën maksimale të mundshme, sipas udhëzimeve të klubit: 7-7.5 milionë, së cilës i shtohen bonuset.

Nga ana tjetër, Di Maria kërkon një kontratë 1-vjeçare pasi, në fund të sezonit të ardhshëm, ku përfshihet edhe Botërori, synon të kthehet në vendlindje për ta mbyllur karrierën te Rosario Central.

E.Ç (Dosja.al)

di maria

Sondazh

Poll