Sport

Ukraina, një mrekulli sportive; ndaj Skocisë gjysma e skuadrës nuk ishte stërvitur prej javësh

Nuk ishte një ndeshje si gjithë të tjerat. Ukraina e interpretoi ndeshjen e play-off-it kundër Skocisë me shpirtin e atyre që e dinë se duhet të japin gjithçka,

2 Qershor 2022, 18:26 Nga DOSJA

Ukraina, një mrekulli sportive; ndaj Skocisë gjysma e skuadrës

UKRAINË- Nuk ishte një ndeshje si gjithë të tjerat. Ukraina e interpretoi ndeshjen e play-off-it kundër Skocisë me shpirtin e atyre që e dinë se duhet të japin gjithçka, sepse, përtej rezultatit në fushë, të japësh zemrën në një situatë të tillë është një akt krenarie për vendin e shkatërruar nga lufta. Gjysma e skuadrës nuk ishte stërvitur prej muajsh, me përjashtim të lojtarëve të përfshirë në ekipet europiane.

Ata e plotësuan hendekun në stërvitje dhe gjendjen fizike me vullnet, duke gjetur energji të paimagjinueshme.Në Hampden Park të Skocisë, Ukraina fitoi me shifrat 1-3, dhe tani ka 'luftën' e fundit, atë sportive në ndaj Uellsit më 5 qershor.Futbolli është i vetmi mjet që bëri ukrainasit të buzëqeshin, jo vetëm mediat, por edhe presidenti i shtetit Volodimir Zelensky ka harruar për disa moment luftën dhe nëpërmjet një mesazhi ka falënderuar lojtarët e kombëtares së tij për emocionet e bukura, ai thotë se e gjithë ushtria e populli i tyre është gëzuar.

Futbollisti i Atalantës, Ruslan Malinovsky ia dedikon këtë fitore ushtrisë ukrainase që vazhdojnë të jenë në frontin e parë të luftës. Për këtë fitore ka reaguar edhe ish-kapiteni i kombëtares Ukrainase Andry Shevchenko: Është e pabesueshme, një fitore e rëndësishme, deklaron në rrjetet sociale ish-sulmuesi i Milanit.

E.Ç (Dosja.al)

190513

Sondazh

Poll