Sport

Kosova e nis mbarë aventurën në Nations League, dy gola sjellin fitoren e parë

Kosova e nis mbarë aventurën në Nations League. Përfaqësuesja dardane fitoi ndaj Qipros me shifrat 0-2.

2 Qershor 2022, 20:05 Nga DOSJA

Kosova e nis mbarë aventurën në Nations League, dy gola sjellin

QIPRO- Kosova e nis mbarë aventurën në Nations League. Përfaqësuesja dardane fitoi ndaj Qipros me shifrat 0-2. Në fraksionin e parë, Kosova e kishte të vështirë të organizohej dhe të gjente golin. Në pjesën e dytë ishte vetëm një skuadër në fushë. Sulmuesit e Kosovës u vunë në garë se kush humb më shumë raste.

Mundësi të mira patën Vedat Muriqi, Milot Rashica, Blendi Idrizi dhe Edon Zhegrova, teksa golin e gjeti Valon Berisha në minutën e 65'. Edon Zhegrova do të shënonte golin e dytë 12 minuta përpara përfundimit të ndeshjes. Sfida e radhës do luhet më 5 qershor ndaj Greqisë në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, teksa Irlanda e Veriut është rivalja tjetër në këtë grup.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll