Sport

Mbappe përgatit merkaton e PSG, zbulohet 'lista e zezë'; 14 lojtarët që duhen larguar

ylian Mbappé pranoi të qëndronte te PSG dhe firmosi një marrëveshje të re me klubin parisien. Për të pranuar rinovimin, 23-vjeçari nuk mori vetëm një super propozim financiar.

2 Qershor 2022, 18:19 Nga DOSJA

Mbappe përgatit merkaton e PSG, zbulohet 'lista e zezë'; 14

PARIS- Kylian Mbappé pranoi të qëndronte te PSG dhe firmosi një marrëveshje të re me klubin parisien. Për të pranuar rinovimin, 23-vjeçari nuk mori vetëm një super propozim financiar. Për ta bindur, në fakt duheshin oferta të tjera, si të drejtat e imazhit, por edhe sa i përket vendimarrjes në klub. Francezi tani nuk është më vetëm një lojtar, por gjithashtu mund të marrë vendime sa i përket meraktos. Mediat franceze raportojnë orët e fundit se ylli francez ka përgatitur një 'listë të zezë' me 14 lojtarët që duhen larguar nga klubi.

Gjithçka nis me trajnerin Maurizio Pochettino. Me largimin e drejtorit sportiv Leonardo dhe ardhjen e portugezit Luis Campos, ndoshta do të konfirmohet edhe lamtumira e trajnerit. Një tjetër emër në listën e zezë është ai i Neymar. Braziliani e ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë në Paris dhe të përfundojë kontratën me klubin deri në vitin 2025.

Më pas janë argjentinasit Leandro Paredes dhe Mauro Icardi. Pa harruar edhe dy gjermanët Thilo Kehrer dhe Draxler. Por lista është e gjatë, Mbappe i ka bërë dalje Ander Herrera-s, Pablo Sarabia-s dhe Sergio Ricos. Një situatë që vështirë se mund të kapërdihet nga lojtarët e tjerë.

E.Ç (Dosja.al)

59396

Sondazh

Poll