Politike

VD nga MOMENTI- Largohet e ngrysur në fytyrë, pse iku Yuri Kim nga ceremonia për Nishanin?

Por për Kim do të kishte një surprizë të pakëndshme, pasi në radhën e parë ishte akomoduar ish-kryeministri Sali Berisha, i cili është shpallur "non grata" nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

2 Qershor 2022, 12:08 Nga DOSJA

VD nga MOMENTI- Largohet e ngrysur në fytyrë, pse iku Yuri Kim nga

TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka shkuar për ngushëllime në ceremoninë e lamtumirës së presidentit Bujar Nishani. Me të vendosur lulet në arkëmort, ajo ka shkuar për të ngushëlluar familjen e tij, ndërsa të gjithë u ngritën në këmbë për ta nderuar, madje babai i të ndjerit që i puthi dhe dorën.

 

Por për Kim do të kishte një surprizë të pakëndshme, pasi në radhën e parë ishte akomoduar ish-kryeministri Sali Berisha, i cili është shpallur "non grata" nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Në një moment, siç edhe duket nga videoja e mësipërme, Kim e sheh Berishën, e më pas ul kokën duke shmangur kontaktin me sy. Mesa duket për vetë faktin se Berisha ndodhej në ceremoni, Yuri Kim nuk ka qëndruar deri në fund të ceremonisë, e është larguar drejt Ambasadës Amerikane.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll