Politike

E para nga kabineti! Ministrja e Bujqësisë bën homazhe në nder të ish-presidentit Nishani

Frida Krifca u përkul me nderim para arkëmortit me trupin e pajetë të ish-presidentit dhe takoi familjarët e tij.

2 Qershor 2022, 10:57 Nga DOSJA

E para nga kabineti! Ministrja e Bujqësisë bën homazhe në

TIRANË- Ministrja për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Frida Krifca ishte e para anëtare e kabinetit qeveritar që mbërriti për të kryer homazhet në nder të ish-presidentit Bujar Nishani. Ajo u përkul me nderim para arkëmortit me trupin e pajetë të ish-presidentit dhe takoi familjarët e tij. Më pas, Krifca la shënimin e saj në librin e ngushëllimeve.

Homazhet shtetërore në nder të Nishanit mbahen në ambientet e Presidencës u mbajtën nga ora 10:00 deri në 12:00. Pas orës 12:00, arkëmorti me trupin e Presidentit Nishani, i shoqëruar nga kortezhi mortor do të shkojë në këmbë deri tek ura e Lanës dhe më pas do të dërgohet në varrezat e Sharrës, ku edhe do të zhvillohet ceremonia e varrimit.

Sondazh

Poll