Aktualitet

VD- Eulogjia e lamtumirës për Nishanin, Berisha s'përmbahet dot, shpërthen në lot

Emocionet dhe dhimbja për ndarjen nga jeta të mikut dhe bashkëudhëtarit në Partinë Demokratike, nuk e lanë pa lotuar Berishën. 

2 Qershor 2022, 13:26 Nga DOSJA
VD- Eulogjia e lamtumirës për Nishanin, Berisha s'përmbahet
Sali Berisha

TIRANË- Sali Berisha nuk e përfundoi dot eulogjinë e lamtumirës për ish-presidentin Bujar Nishanin. 

'U prehsh në paqe...' ishin fjalët të cilat nuk u çuan dot deri në fund nga kreu i Partisë Demokratike, pasi shpërtheu në lot.

Emocionet dhe dhimbja për ndarjen nga jeta të mikut dhe bashkëudhëtarit në Partinë Demokratike, nuk e lanë pa lotuar Berishën. 

Homazhet shtetërore në nder të Nishanit u mbajtën nga ora 10:00 deri në 12:00. Pas orës 12:00, arkëmorti me trupin e Presidentit Nishani, i shoqëruar nga kortezhi mortor do të shkojë në këmbë deri tek ura e Lanës dhe më pas do të dërgohet në varrezat e Sharrës, ku edhe do të zhvillohet ceremonia e varrimit.

Sondazh

Poll