Aktualitet

Sekuestrimi i 5 mln eurove të vëllezërve Marku, Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e prokurorisë

Togat e zeza të kryeqytetit vendosën pushimin e çeshtjes për sekuestrimin e pasurisë së dy vëllezerve. 

30 Maj 2022, 11:01 Nga DOSJA
Sekuestrimi i 5 mln eurove të vëllezërve Marku, Gjykata e
Vellezerit Marku

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për sekuestrimin e shumës prej 5 milion lekësh të vëllezërve Sokol dhe Elson Marku. Togat e zeza të kryeqytetit vendosën pushimin e çeshtjes për sekuestrimin e pasurisë së dy vëllezerve. 

Në gjykatën penale të Tiranës u zhvillua seanca paraprake nëse çështja do kalojë apo jo për gjykim, por përveç rrezimit të kërkesës së prokurorisë, gjykata vendosi edhe pushimin e hetimeve për këtë çështje, duke urdhëruar heqjen nga seluestro, të pasurive të familjes Marku.

Vëllezërit Marku u hetuan për trafik droge, pastrim parash, dhënie të parave me fajde dhe tregti makinash. Në kuadër të operacionit të koduar “Vëllazëria”, ekzekutoi kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e pasurive të dy vëllezrve pas një hetimi të filluar në vitin 2019.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll