Sport

Bie miti pathyeshmërisë, Skocia pas 16 ndeshjesh në 44 vite, thyhet nga Ukraina

Kombëtarja britanike nuk kishte humbur brenda mureve të shtëpisë së saj që nga maji i vitit 1978

2 Qershor 2022, 09:31 Nga DOSJA

Bie miti pathyeshmërisë, Skocia pas 16 ndeshjesh në 44 vite,

SKOCI - Fitorja 3-1 e Ukrainës në Glasgow, të mërkurën në mbrëmje i dha fund serisë më të gjatë të pathyeshmërisë të Skocisë në shtëpi. 

Në fakt, kombëtarja britanike nuk kishte humbur brenda mureve të shtëpisë së saj që nga maji i vitit 1978. Një seri që zgjati 16 ndeshje, 12 prej të cilave radhazi në ‘Hampden Park’ në Glasgow, ku Skocia kishte grumbulluar tetë fitore dhe katër barazime para eliminimit të sotëm.

Përpos prishjes së ‘rekordit’ nga Ukraina, skuadra e 58-vjeçarit Steve Clarke, humbi edhe një shans për të përfituar një biletë për në finalet e botërorit “Katar 2022”. Do të jetë hera e gjashtë radhazi që kombëtarja britanike nuk do të jetë në vijën startuese për Kupën e Botës. Pjesëmarrja e fundit e saj daton në vitin 1998, në Francë.

Bie miti pathyeshmërisë, Skocia pas 16 ndeshjesh në 44 vite,

 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll