Sport

Messi në stilin 'alien'. Lautaro, Di Maria dhe Dybala fundosin Italinë, Finalissima i përket Argjentinës

Argjentina mund Italinë 3-0 në Wembley dhe fiton 'Finalissima-n'. Kampionët e Amerikës së Jugut zhbllokuan ndeshjen në minutën e 28', Messi bën gjithçka mirë në zonë duke pasuar për Lautaro Martinez i cili mposhti Donnarumman

1 Qershor 2022, 22:53 Nga DOSJA

Messi në stilin 'alien'. Lautaro, Di Maria dhe Dybala fundosin

ANGLI- Argjentina mund Italinë 3-0 në Wembley dhe fiton 'Finalissima-n'. Kampionët e Amerikës së Jugut zhbllokuan ndeshjen në minutën e 28', Messi bën gjithçka mirë në zonë duke pasuar për Lautaro Martinez i cili mposhti Donnarumman.

Goli i dytë dhe i sigurisë për “bardhekaltërit” erdhi në minutën e parë shtesë të fraksionit të parë, kur Lautaro merr topin në mesfushë dhe afrohet te porta e Italisë, ku i shërben Di Marias, me këtë të fundit që e dërgon topin në rrjetë dhe dyfishon avantazhin e argjentinasve. Në pjesën e dytë Italia u kthye nervoz dhe u zhduk nga fusha.

Argjentina do të trefishonte rezultatin në minutën e 90+4, me Paulo Dybalan, i cili kishte vetëm tre minuta në fushën e lojës, por arriti të gjente rrugën drejt rrjetës pas një asisti nga Messi. Kështu pas fitores me Italinë, Argjentina hyn në histori si kampionia e parë e Finalissima-s.

E.Ç (Dosja.al)

35850

Sondazh

Poll