Sport

Derbi iberik, Luís Enrique për sfidën me Portugalinë: “Do të jetë një shfaqje e mrekullueshme”

“Në dy ndeshjet e mëparshme me ta mund të kishim fituar, por edhe të kishim humbur. Këto lojëra kanë qenë gjithmonë të drejta”.

1 Qershor 2022, 18:59 Nga DOSJA
Derbi iberik, Luís Enrique për sfidën me Portugalinë:

SPANJE - Luís Enrique beson se dueli i të enjtes (20:45) kundër Portugalisë në ‘Estadio Benito Villamarin” të Sevilla për Nations League, do të jetë një shfaqje e shkëlqyer mes dy skuadrave fqinje dhe e mbushur me lojtarë cilësorë.

“Ne e njohim shumë mirë Portugalinë dhe ata janë shumë mirë të organizuar. Mjafton vetëm të shohim se sa kushtojnë lojtarët, ata kanë fituar tituj të mëdhenj kohët e fundit. Kjo e motivon ekipin. Në dy ndeshjet e mëparshme, me ta mund të kishim fituar, por edhe të kishim humbur”,- theksoi trajneri spanjoll, në një konferencë për shtyp.

Luis Enrique analizoi edhe rëndësinë e duelit iberik: “Ne jemi fqinjë dhe kjo sjell gjithmonë rivalitet, por ajo që është më pozitive, janë projektet e së ardhmes, teksa duam të organizojmë një Botëror së bashku. Këto lojëra kanë qenë gjithmonë të drejta dhe jam i sigurt se do të jetë një shfaqje e shkëlqyer”.

Fitimi i Nations League është një objektiv për kombëtaren spanjolle: “Ne duam të fitojmë ndeshjet dhe të fitojmë kompeticionin. Synimi ynë është gjithmonë të aspirojmë maksimumin.”

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll