Sport

Jorge Jesus në Stamboll për pankinën e Fenerbahçes, pritet zyrtarizimi

Aktualisht mungon vetëm njoftimi zyrtar dhe detajet e marrëveshjes së nënshkruar

1 Qershor 2022, 19:28 Nga DOSJA

Jorge Jesus në Stamboll për pankinën e Fenerbahçes, pritet

TURQI - Trajneri i njohur portugez Jorge Jesus ndodhet në Stamboll që nga e marta mbrëma për të finalizuar një marrëveshje të gjatë sezonale me Fenerbahçen. Klubi turk konfirmoi negociatat paraditen e sotme dhe madje trajneri ka drekuar me presidentin Ali Koç.

Ndërkohë, Jesus u njoh me ‘shtëpinë’ e tij të ardhshme, ai bëri një vizitë në muze, stadiumin ‘Ulker’ dhe dhomat e zhveshjes së Fenerbahçes. Aktualisht mungon vetëm komunikimi zyrtar dhe detajet e marrëveshjes së nënshkruar.

Jorge Jesus në Stamboll për pankinën e Fenerbahçes, pritet

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll