Sport

Finalja e Championsit, u shtir si lojtar i Realit: youtuber-i u fut tre herë në fushë (video)

Jarvo 69, youtuberi i famshëm dhe humorist anglez, godet përsëri. Daniel Jarvis, si është emri i vërtetë i tij, u shtir sikur ishte lojtar i Real Madrid dhe, pas finales së Champions League, festoi në fushë me lojtarët e Real Madrid

1 Qershor 2022, 21:32 Nga DOSJA

Finalja e Championsit, u shtir si lojtar i Realit: youtuber-i u fut tre

PARIS- Jarvo 69, youtuberi i famshëm dhe humorist anglez, godet përsëri. Daniel Jarvis, si është emri i vërtetë i tij, u shtir sikur ishte lojtar i Real Madrid dhe, pas finales së Champions League, festoi në fushë me lojtarët e Real Madrid. Tashmë kishte shumë pikëpyetje për sistemin e sigurisë së finales në Stade de France, por tani një video ngre dyshime të reja. Jarvo 69 ka postuar një klip në YouTube që e tregon atë duke u ngjitur mbi barrierat, duke pushtuar fushën dhe duke festuar. Jarvis arriti të hyjë në fushë tre herë.

Ai u ngjit mbi barrierat e Stade de France, pak metra nga një linjë policësh francezë, dhe u fut në fushë. YouTuber në atë moment përqafoi Vinicius Jr, i cili shënoi golin e vetëm të ndeshjes duke i dhënë Realit triumfin e 14-të europian, më pas foli me Gareth Bale dhe në fund shtrëngoi duart me Casemiro, Eder Militao dhe Eden Hazard.

Jarvis iu afrua fushës duke pretenduar se ishte anëtar i një ekipi televiziv, në fakt mund ta shihni atë të veshur me një xhaketë me fjalët “TV”. Megjithatë, nën veshje, ai kishte një uniformë të Real Madrid, me Jarvo 69 në shpinë. YouTuber-i eci i pashqetësuar nëpër korridoret e stadiumit përpara se t’i bashkohej ekipeve dhe kameramanëve të pozicionuar pas portës që strehonte shumicën e tifozëve spanjollë.

Në fund të lojës, Jarvis hoqi rrobat e operatorit televiziv dhe u bë lojtar i Realit, ose më mirë, një lojtar i rremë i Realit. Pa u vënë re, pavarësisht se pranë tij kishte policë, oficerë sigurie dhe stjuardë, ai hyri në fushë dhe iu afrua grupit të lojtarëve. Nuk është hera e parë që Jarvis pushton fushën gjatë një ngjarjeje të madhe sportive. Në tetor, ai u shoqërua jashtë fushës në stadiumin Principality në Cardiff. YouTuber-i kishte pushtuar fushën dhe ishte rreshtuar me yjet e regbit të Zelandës së Re përpara përplasjes së tyre me Uellsin.

E.Ç (Dosja.al)

10268

Sondazh

Poll