Sport

Klubi i tij siguroi La Liga-n, Ronaldo bën 'FENOMENIN' me Valladolid; 55 milionë euro gati për merkaton

Nga Ronaldo Fenomeni te Ronaldo fajtori, për t'u kthyer sërish në hero. Gjithçka ndodhi brenda 12 muajve apo më shumë sepse vetëm në maj të vitit 2021 Real Valladolid ra në Segunda Division ndërsa sot ai feston rikthimin e klubit të tij në La Liga

1 Qershor 2022, 22:27 Nga DOSJA
Klubi i tij siguroi La Liga-n, Ronaldo bën 'FENOMENIN' me
Ronaldo

SPANJË- Nga Ronaldo Fenomeni te Ronaldo fajtori, për t'u kthyer sërish në hero. Gjithçka ndodhi brenda 12 muajve apo më shumë sepse vetëm në maj të vitit 2021 Real Valladolid ra në Segunda Division ndërsa sot ai feston rikthimin e klubit të tij në La Liga. Më datë 2 qershor Ronaldo do të zhvillojë një samit. Së bashku me të do të jenë drejtori i Valladolid, Matthieu Fenaert, drejtori i strategjisë sportive Paulo André dhe ish-mesfushori Elias, një njeri i grupit që ndihmon në vendimet sportive.

Në rendin e ditës është buxheti që do të zyrtarizohet për të forcuar skuadrën, një temë që Ronaldo e preku gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në kanalin e tij Tëitch, duke gëzuar sërish tifozët: "Këtë vit e ndërtuam ekipin me 22 milionë euro, por duke shkuar në La Liga, duhet të arrijmë rreth 55 milionë euro".

Ronaldo konfirmoi edhe ndërtimin e një qendre të re sportive: "Do të jetë një vit vërtet fantastik". përfundoi ai, duke u përpjekur të mbajë premtimin e dhënë në 2018: “Do të arrijmë atje ku na lejojnë ëndrrat tona dhe do të synojmë objektiva të mëdha”. Ronaldo është kthyer në fenomen.

E.Ç (Dosja.al)

12265

Sondazh

Poll