Sport

Conte përgatit 'fshesën', shtatë lojtarë të Tottenham duhet të largohen; kërkesa e teknikut frikëson Interin

Pasi fitoi të drejtën për të luajtur në Champions League pas dy sezonesh mungesë, Tottenham po bëhet gati për një merkato të nxehtë

1 Qershor 2022, 21:19 Nga DOSJA

Conte përgatit 'fshesën', shtatë lojtarë të

ANGLI- Pasi fitoi të drejtën për të luajtur në Champions League pas dy sezonesh mungesë, Tottenham po bëhet gati për një merkato të nxehtë. Trajneri Antonio Conte kushtëzoi qëndrimin e tij në Londrën Veriore me krijimin e një skuadre të aftë për të luftuar për vendet e para në Premier League dhe për të performuar sa më mirë në Europë.

Portieri Fraser Forster dhe Ivan Perisic janë dy emrat e fundit që kanë firmosur me Tottenham. Sipas asaj që raporton ‘Mirror’, tekniku italian ka vendosur të nxjerrë në shitje shtatë lojtarë.Lista përfshin mbrojtësit Davinson Sanchez, Sergio Reguilon dhe Joe Rodon, mesfushorët Tanguy Ndombele dhe Harry Winks si dhe sulmuesit Steven Bergwijn dhe Giovani Lo Celso, ky i fundit ishte në huazim te Villareal.

Conte ka kërkuar të transferojë një nga këto emra. Alessandro Bastoni është zgjedhja e parë, i ndjekur nga kroati Josko Gvardiol i Leipzig dhe nga Djed Spence i cili aktivizohet me Middlesbrough. Të paktën një nga tre, sipas planeve të Contes, duhet të transferohet për të kompletuar mbrojtjen me Cristian Romero, Eric Dier dhe Ben Davies i konfirmuar.

E.Ç (Dosja.al)

132444

Sondazh

Poll