Sport

ZYRTARE/ Man.United e 'përcjell' Pogba-n me vetëm një falenderim, francezi gati akordin me Juventus

Mungonte vetëm zyrtarizimi dhe tashmë ka ardhur. Paul Pogba largohet nga Manchester United.

1 Qershor 2022, 18:02 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Man.United e 'përcjell' Pogba-n me vetëm një

ANGLI- Mungonte vetëm zyrtarizimi dhe tashmë ka ardhur. Paul Pogba largohet nga Manchester United. Klubi angley ka përshëndetur francezin në Twitter me një falënderim të thjeshtë, ndërsa në faqen e klubit gjendet deklarata që kujton historinë mes mesfushorit francez dhe Djajve të Kuq.

“Klubi njofton se Paul Pogba do të largohet nga Manchester United në fund të qershorit, kur i skadon kontrata. Ai ka qenë me ne për një kohë të gjatë, nisur nga akademia, duke ardhur nga Le Havre kur ishte ende 16-vjeç.”

Pasi kujton karrierën e gjatë dhe fitoret e “Oktapodit”, deklarata përfundon: “Të gjithë në klub duan të urojnë Paul për karrierën e tij të suksesshme dhe për gjithçka që i ka dhënë United. I urojmë më të mirën për hapat e ardhshëm të rrugëtimit të tij të jashtëzakonshëm”. Një rrugëtim që me siguri do të nisë nga Torino, skena e një periudhe tjetër të artë të karrierës së tij. Te Juventus e presin dhe tani duket punë e kryer, edhe për vetë dëshirën e francezit për tu riveshur bardhezi.

E.Ç (Dosja.al)

12505

Sondazh

Poll