Sport

Tifozët ultras racistë, Alan Pardew jep dorëheqjen si trajner i CSKA të Sofjes!

Radikalët ofenduan futbollistët me ngjyrë të ekipit të tyre dhe i hodhën banane në ndeshjen kundër Botev Plovdiv

1 Qershor 2022, 17:28 Nga DOSJA

Tifozët ultras racistë, Alan Pardew jep dorëheqjen si trajner i

BULLGARI - Alan Pardew nuk do të vazhdojë si trajner i CSKA të Sofjes, pavarësisht se e ka udhëhequr skuadrën në finalen e Kupës së Bullgarisë dhe ka arritur një marrëveshje rinovimi disa javë më parë.

Ish-trajneri i Newcastle dhe Crystal Palace, sipas 'Sky Sports', ka prishur kontratën e tij, pasi ultrasët e CSKA-së abuzuan në mënyrë raciale me katër lojtarë të tij në një ndeshje të fundit. Madje, radikalët erdhën për t'i hedhur banane futbollistëve me ngjyrë të kryeqytetit në ndeshjen kundër Botev Plovdivit.

Pardew dhe ndihmësi i tij, Alex Dyer, largohen menjëherë: "Incidentet që ndodhën kundër Botev Plovdiv nuk janë të pranueshme. Unë nuk dua të drejtoj një ekip, që ka këtë grup të vogël tifozësh racistë që u përpoqën të sabotonin ndeshjen,"- ka deklaruar ai.

Tifozët ultras racistë, Alan Pardew jep dorëheqjen si trajner i

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll