Sport

Nis epoka e re kuqezi, Cardinale thotë fjalët e para si president i Milanit: E urrej të humbas, mezi pres...

1 Qershor 2022, 17:44 Nga DOSJA
Nis epoka e re kuqezi, Cardinale thotë fjalët e para si president i
Gerry Cardinale

MILANO- "Ne mezi presim të fillojmë një partneritet afatgjatë me klubin, menaxhmentin dhe lojtarët për të vazhduar ta shtyjmë Milanin gjithnjë e më lart në vitet në vijim”, këto janë fjalët e para të Gerry Cardinale pasi u bë presidenti i klubit. Amerikani ka nënshkruar një marrëveshje me Elliot: "Filozofia e investimeve të RedBird dhe rezultatet e arritura në botën e sportit kanë treguar se klubet e futbollit mund të jenë të suksesshëm në fushë, duke ruajtur një profil të qëndrueshëm financiar".

Pasdite, Cardinale takoi edhe gazetarët e pranishëm jashtë zyrës dhe përsëriti konceptin e tij: "E urrej humbjen, dua të fitoj. Ajo që ndodhi disa fundjavë më parë duhet të ndodhë përsëri dhe sa më shpesh të jetë e mundur. Përgëzoj Elliott, Paolo dhe Ivan për atë që është arritur në vitin e fundit. Unë kam investuar në sport për 25 vjet, por ajo që është arritur këtu është diçka vërtet e pabesueshme.

Isha në shesh për të festuar. Kjo marrëdhënie me fansat është shumë e veçantë: duhet t'u kthejmë atyre gjithçka që na japin me pasionin dhe entuziazmin e tyre. Shpresoj që spektakli i përjetuar të dielën të rijetohet edhe shumë herë me fansat tanë. Fillova mësimet e italishtes dhe fjalët e para që mësova janë: Forza Milan". Përfundoi presidenti i ri i Milanit.

E.Ç (Dosja.al)

47088

Sondazh

Poll