Sport

E gënjen mendja? Sergio Ramos pretendon të luajë Kupën e pestë të Botës me Spanjën

Qendërmbrojtësi i PSG-së, pasi luajti në ndeshjet e fundit të sezonit, e ndjen veten të aftë për ta bindur Luis Enriquen, që ta përfshijë në radhët e kombëtares

1 Qershor 2022, 17:10 Nga DOSJA
E gënjen mendja? Sergio Ramos pretendon të luajë Kupën e

SPANJE - Sergio Ramos nuk dorëzohet. Qendërmbrojtësi i PSG-së mendon se ende ka një vend për të në skuadrën e Luis Enrique. Ai lufton për t'u rikthyer dhe nuk beson se dyert e kombëtares janë të mbyllura. Kupa e Botës në Katar duket në horizontin e afërt dhe ish-kapiteni i Real Madridit ndihet ende i fortë dhe i aftë për të marrë pjesë në këtë event, megjithëse realiteti thotë, se për momentin, ai është larg mendimeve të trajnerit asturian.

Ndjenjat e fund-sezonit ishin të mira, pasi ai grumbulloi minuta, duke luajtur gjashtë ndeshje si titullar. Nga kjo qendërmbrojtësi ushqen shpresën për t'u rikthyer në ekipin kombëtar, por e vërteta është se Luis Enrique, pa e mohuar publikisht opsionin, nuk ka menduar të bëjë një hap prapa, duke thirrur Ramos ose Piquen, një lojtar që dha dorëheqjen nga kombëtarja pas Kupës së Botës në Rusi.

Që nga 31 marsi 2021, ditën kur luajti katër minuta kundër Kosovës, Ramos nuk e ka veshur më fanellën e kuqe të kombëtares, por rregjistroi në karrierën e tij sportive ndeshjen e 180-të për Spanjën.

Pas kontakteve të ndryshme, ai doli nga formacioni i Euros dhe koha i dha të drejtë trajnerit edhe pse Ramos ruan shpresën për të luajtur Botërorin e tij të pestë, një opsion i largët e vërteta. Luis Enrique ka thënë gjithmonë se lidershipi është i tij dhe se grupi është mbi gjithçka dhe mbi të gjithë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll