Politike

Meta nderon me "Dekoratën e Flamurit Kombëtar" ish-Presidentin Nishani pas vdekjes

Dekorimi vjen katër ditë pas vdekjes së Nishanit.

1 Qershor 2022, 17:38 Nga DOSJA
Meta nderon me "Dekoratën e Flamurit Kombëtar"
Ilir Meta dhe Bujar Nishani

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me "Dekoratën e Flamurit Kombëtar", më të lartën e shtetit shqiptar, ish- Presidentin Bujar Nishani, katër ditë pas vdekjes së tij.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se Meta çmoi me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, më të lartën e shtetit shqiptar, ish-Presidentin Bujar Nishani me motivacionin: “Në vlerësim të kontributeve të shquara në të gjitha detyrat e larta shtetërore, për forcimin e demokracisë dhe institucioneve, për integrimin euro-atlantik dhe evropian të vendit, për mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare. Në nderim të integritetit dhe dinjitetit të lartë njerëzor, si model i burrështetasit që punoi me përkushtim dhe përgjegjshmëri në shërbim të atdheut”.

4 ditë pasi ndërroi jetë, sot arkëmorti i ish-presidentit Bujar Nishani është vendosur në ambientet e Pallatit të Brigadave, ku mikë, shokë e kolegë, po u japin lamtumirën e fundit. Ndërkohë qeveria shqiptare vendosi të shpallë ditë zie kombëtare, 2 qershorin, në nderim të ish-presidentit Bujar Nishani, e po ashtu në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.

Sondazh

Poll