Politike

Mbledhja e qeverive Kosovë-Shqipëri, takimi pritet në fund të qershorit, porosia e Kurtit

Mësohet se ai ka kërkuar në fund të mbledhjes së Qeverisë të mërkurën që ministrat të kenë me prioritet çështjet që lidhen me marrëveshjet ndërshtetërore.

1 Qershor 2022, 14:19 Nga DOSJA
Mbledhja e qeverive Kosovë-Shqipëri, takimi pritet në fund
Foto ilustruese

PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se në fund të qershorit do të mbahet mbledhja e radhës e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë. Mësohet se ai ka kërkuar në fund të mbledhjes së Qeverisë të mërkurën që ministrat të kenë me prioritet çështjet që lidhen me marrëveshjet ndërshtetërore.

Gjithshtu, kreu i qeverisë ka kërkuar nga ta që draft-marrëveshjet t’i kenë të gatshme deri më 10 qershor. Po ashtu, koha.net mbledhja e ardhshme do të mbahet në Kosovë, e fundit u mbajt në fund të nëntorit të shkuar në Elbasan. Ndërsa nga ana e qeverisë shqiptare, nuk ka ende asnjë njoftim lidhur me takimin.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll