Politike

VD-DEBATE te 'Ligjet'/ Bushka: Flisni marrina, sikur jeni në pyll (NDËRPRET MBLEDHJEN)

Bushka ndërpreu seancën e sotme për shkak të debateve të shumta me opozitën.

1 Qershor 2022, 11:40 Nga DOSJA
VD-DEBATE te 'Ligjet'/ Bushka: Flisni marrina, sikur jeni në pyll
Klotilda Bushka

TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ndërpreu seancën e sotme për shkak të debateve të shumta me opozitën. Ajo kërkoi që të mos kishte më ndërprerje nga ana e tyre, pasi nuk po respektohet e drejta e fjalës.

DEBATET:

Pandeli Majko: Janë rritur cmimet dhe uroj që të vini sa më shpejt në pushtet e t'ja dilni mbanë kësaj situate.

Enkelejd Alibeaj: E keni kuptuar tamam, është akt normativ, ka 2 vjet e pak që kanë nisur konsultimin, se kanë mbaruar, u gjet tani në moment që të miratohet. Ka një arsye tjetër sic duket. Ta shohësh në pamje të parë duket sikur qeveria do të ndihmojë biznesin në vështirësi. Në fakt më rezultoi që asnjë nga bizneset nuk është në vështirësi. Po, qeveria duhet të ndihmojë biznesin. Por qeveria ekziston për të ndihmuar publikun, njerëzit, konsumatorin. Pra edhe ky mjet duhet të kishte synim final ndihmën ndaj konsumatorit duke ulur cmimet. Nuk kanë para njerëzit. Cmimet që kanë shkuar në qiell. Si mund të ndihmohen konsumatorët? Njëra mënyrë është duke ndihmuar biznesin. Mallra në treg ka. Po ule taksat dhe tatimet. Papërgjegjshmëria ka filluar me kohë dhe vijon me këtë akt.

Klotilda Bushka: Ka të bëjë me një politikë që nëse cmimet do të rriten më shumë, të paktën për 3 muaj, të ruajmë cmimin më të ulët të mundshëm dhe bizneset të futen në marrëdhënie blerje. Bizneset mund të mos i kenë të gjithë likujditetet vetë dhe do të kërkojnë në banka. E dini dhe hidhni kot hamendësime. Thojini të vërtetat. Cfarë taksash të ulim më shumë? Ne i kemi zero, pse nuk ju pëlqen juve fakti që një pjesë e mirë e cmimeve të shportës janë në nivel të caktuar.

Ndërhyn Alibeaj me tone të larta.

Klotilda Bushka: Lërini retorikat politike se i kanë vlerësuar qytetarët kur ju kanë lënë në cep në opozitë dhe ne në mazhorancë. E keni qejf zhurmën, jeni përfaqësues të zhurmës, shtrembëroni të vërtetën por qytetarët ju njohin mirë kush jeni. Kjo qeveri do vazhdojë të mbështesë shtresat në nevojë, do jetë e përgjegjshme para qytetarëve. S’ka sqarim vote. E keni si penalitet për sjelljen e pahijshme që bëni. Kur ju flisni, ju dëgjojnë kolegët me respekt, thoni pafund marrina, askush nuk ju dëgjon. Kur flasim ne ju ngriheni në kor sikur jeni në pyll këtu. Nuk keni të drejtë fjalë se kjo pikë mbaroi

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll