Politike

VD-Homazhet për Nishanin, Meta: La pas një trashëgimi pozitive dhe të paharrueshme

Meta tha se Nishani ishte një bashkëshort, prind dhe politikan i përgjegjshëm. 

1 Qershor 2022, 12:44 Nga DOSJA
VD-Homazhet për Nishanin, Meta: La pas një trashëgimi pozitive
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishanin. Teksa kreu homazhet në ambientet e Presidencës, Meta tha se Nishani ishte një bashkëshort, prind dhe politikan i përgjegjshëm. 

'Sot së bashku me anëtarët e kabinetit përkulëm me nderim përpara presidentit Nishani dhe njëkohësisht transmetuam ngushëllimet më të ndjera dhe më të sinqerta familjes për këtë ndarje të dhimbshme dhe të parakohshme. Ai nuk ishte vetëm një bashkëshort dhe prind shembullor por dhe një nga politikanët dhe qytetarët më të përgjegjshëm dhe serioz të këtyre dekadave që për cdo detyrë shërbveu me integritet. Ishte një mbrotjës i shkëlqyer i interesit publik dhe i parimeve e vlerave. Ai lë pas një trashëgimi shumë pozitive dhe të paharruar nga të gjithë.'- tha Meta. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll