LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nderimet për presidentin Nishani, Meta e Berisha i japin lamtumirën. Nesër ditë zie kombëtare

Nis ceremonia e homazheve për Bujar Nishanit. Ish-presidenti do të përcillet nesër në banesën e fundit. Miq e kolegë i japin lamtumirën.

4 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Qeveria shpall ditë zie kombëtare 2 qershorin

Nderimet për presidentin Nishani, Meta e Berisha i japin lamtumirën.

TIRANË- Qeveria ka shpallur ditë zie Kombëtare në nderim të presidentit të ndjerë Bujar Nishani datën 2 qershor. Këshilli i Ministrave vendosi që dita e nesërme të jetë ditë zie për shkak të humbjes së ish-presidentit. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë. Ceremonia e homazheve të organizohet ditën e enjte, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, në mjediset e institucionit të Presidencës. Po ashtu, shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit të përballohen nga buxheti i miratuar për Kryeministrinë për vitin 2022.

VENDIMI:

'SHPALLJEN DITË ZIE KOMBËTARE NË NDERIM TË TË NDJERIT, Z. BUJAR NISHANI, ISH-PRESIDENT, ISH-MINISTËR DHE ISH-DEPUTET Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës të Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, dhe në vijim të pikës 12, të kapitullit VI, të ceremonialit shtetëror të Republikës së Shqipërisë, miratuar me vendimin nr.420, datë 8.6.2016, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpalljen ditë zie kombëtare, ditën e enjte, datë 2.6.2022, në nderim të të ndjerit, z. Bujar Nishani, ish-President i Republikës së Shqipërisë, ish-ministër dhe ish-deputet.2. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.3. Ceremonia e homazheve të organizohet ditën e enjte, datë 2.6.2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, në mjediset e institucionit të Presidencës.4. Shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit të përballohen nga buxheti i miratuar për Kryeministrinë për vitin 2022.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.'

Nishani u nda nga jeta të shtunën, në një spital në Gjermani ku po trajtohej për pasojat post-Covid në mushkëri.

(A.B)/Dosja.al

4 VITE ME PARE

FOTO- Pamjet nga brenda homazheve për ish-presidentin Nishani

Nderimet për presidentin Nishani, Meta e Berisha i japin lamtumirën.

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka ndarë pamjet nga brenda homazheve për ish-presidentin Bujar Nishanin. Në foto shihet familja e Nishanit, bashkëshortja Odeta, bashkë me dy fëmijët e tyre, Fiona dhe Ersi, presin ngushëllime të pikëlluar për ndarjen nga jeta të të dashurit të tyre.

Presidenti Meta i ka kushtuar një status këtij momenti, ndërsa thekson se u përkul me nderim të thellë para ish-presidentit.

U përula sot me respekt dhe nderimin më të thellë para ish-Presidentit, Bujar Nishani. U shpreha ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes Odeta, fëmijëve Ersit dhe Fionës, si dhe të gjithë familjarëve të tyre, për këtë ndarje të dhembshme dhe shumë të parakohshme nga jeta të ish-Presidentit Nishani. Ai, nuk ishte vetëm një bashkëshort dhe prind shembullor, por një nga politikanët dhe mbi të gjitha shtetarët më të përgjegjshëm dhe serioz të këtyre dekadave, në çdo detyrë, politike dhe shtetërore, ku shkëlqeu me korrektësinë, integritetin, principalitetin dhe konstruktivitetin që e karakterizonte, në mënyrë të veçantë si President i Republikës, ku spikati si një mbrojtës i shkëlqyer i Kushtetutës, i interesit publik dhe kombëtar, i demokracisë, parimeve dhe vlerave më të rëndësishme të saj.Ish-Presidenti Nishani, simbol i virtyteve më të mira dhe njerëzore, la pas një trashëgimi shumë pozitive dhe një kujtim të paharruar për të gjithë ata, të cilëve ju shërbeu me përkushtim dhe besnikëri.I paharruar kujtimi i Tij!”, shkruan Meta.

(a.b)/dosja.al

4 VITE ME PARE

VD-Homazhet për Nishanin, Berisha: Ishte bashkëpuntori im më i çmuar, është gjallë shpirtërisht

 

Nderimet për presidentin Nishani, Meta e Berisha i japin lamtumirën.
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kreu homazhet në ambientet e Presidencës për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishanit. Për mediat, Berisha deklaroi se Nishani ishte një nga bashkëpuntorët e tij më të mirë e se miqësia mes tyre ishte gjithnjë e në rritje. Kreu i PD-së shtoi se edhe pse ka ndërruar jetë, Nishani është gjallë shpirtërisht dhe do të jetë gjallë në memorien e tij.

'Isha për të shpreh nderimin tim më të madh, shpreh dhimjen për të ndarë me familjen zinë e kësaj gjësë që i ka rënë atyre, miqve dhe të afërmëve dhe të shqiptrarëve të cilët kanë parë te Nishani një qytetar shembullor. Familja, një prind të shkëlqyer, një bashkëshort dhe baba fisnik. Shoqëria shqiptare dhe shqiptarët, Bujar Nishani, në dekada ka qënë një nga bashkëpunëtorët e mi më të cmuar, me të cilin më lidhi bashkëpunimi i ngushtë dhe miqësi e përsosur, miqësi e cila nuk njohu asnjëherë asnjëlloj rrënje, përkundrazi, erdhi në forcim. Kujtimet për Nishanin janë të shumta dhe ai sot fizikisht nuk është sot midis nesh. Ai është gjallë shpirtërisht, është përjetësisht gjallë në memorien time dhe të atyre që e njohin atë si miq dhe si bashkëpuntor të familjes që pati një prind të tillë. Ndaj dhe duke ndarë dhimbjen dhe zinë në familjen Nishani, shpreh ngushëllimet e mia atyre dhe shqiptarëve. I paharruar dhe i përjetshëm do mbetet kujtimi i tij.'- tha Berisha.

(a.b)/dosja.al

4 VITE ME PARE

FOTO- Mbërrin në presidencë trupi i ish-presidentit Nishani

Nderimet për presidentin Nishani, Meta e Berisha i japin lamtumirën.

TIRANË-Trupi i pajetë i ish-presidentit Bujar Nishani ka mbërritur në Presidencë këtë mëngjes. Arkëmorti i tij do të vendoset në sallën “Skënderbeu” në Presidencë, ku familjarët do të presin vizita dhe homazhe nga të afërm, miq dhe dashamirës. Homazhet për ish-presidentin e vendit do të zgjasin 2 ditë. Ditën e nesërme ai do të prehet për në banesën e fundit. 

Sot paradite në orën 10:00-14.00 dhe pasdite 16.30-22.00, familja do të presë vizitat e rastit dhe homazhe nga të afërm, miq dhe dashamirës. Ndërsa nesër nga ora 10:00 – 12:00 do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e Sharrës.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll

"Në 2030 jemi në BE"/ Rama: Më tregojnë mua këto honxhobonxho investimet strategjike

"Në 2030 jemi në BE"/ Rama: Më tregojnë mua këto honxhobonxho investimet strategjike

"Thirrja “Shqipëria e shqiptarëve” rraciste"/ Rama: Nëse do shisnim Shqipërinë

35-vjetori i PS në Vlorë, Rama: Investimi është bekim jo vetëm i Vlorës, por i gjithë Shqipërisë

Protestuesit marshojnë rrugëve pas protestës para kryeministrisë, godasin me shishe ekranin

Rama për gazetarin italian: Unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit

“Po kur thonë 5 kushte”/ Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do i bëj të tjerat?

E reja bën thirrje kundër Ramës, punonjësit e sigurisë e largojnë me forcë

"Anulo projektin"/E reja shtatzënë në protestë:Jam këtu për vajzën time dhe të ardhmen ne Shqipërisë

Protestuesi shpërthen para kryeministrisë: Berisha dhe Rama të hapin veshët dhe të dëgjojnë

Protesta para Kryeministrisë, Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

Rama thirrje protestuesve: Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë

Rama në Vlorë: Fajtorin e gjen prokuroria dhe gjykata, qeveria e ka të ndaluar këtë punë

Rama- qytetarit në Vlorë: Gati jam të shaj gjykatën, por më prish punë me Europën

Tension në Vlorë/Punonjësit e sigurisë i grisin pankartën, qytetarja shpërthen në lot:Nuk bëra asgje

Rama në Zvërnec: Brunës i thash nuk dua njerëz nga Vlora, por s'kam frikë të përballem

"Prona nuk është kthyer"/Rama përplaset me banorin e Zvërnecit:Me kë po flet? Të mos bëjmë debat kot

Rama nga Vlora: Shqipëria shitet apo nuk shitet e vendosin pronarët, jo qeveritë apo protestuesit

Humb një fëmijë në mes të turmës, mobilizohen gjithë protestuesit për ta gjetur

Nesër njoftohen 2 protesta: Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë#dosja #protesta

Rama batuta me qytetarin: Edhe kjo me duhet që t'më dali nami se shoh njerëzit nga pantollonat

“Ajo që the me vrau"/ Banori i Zvërnecit i drejtohet Ramës: Kam 35 vite që luftoj

Kur do të anëtarësohet Shqipëria? Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero