Politike

Kokalari akuza të forta Këlliçit: Përdori klanin e tij për të dalë më i votuari në Kryesi

1 Qershor 2022, 14:28 Nga DOSJA

Kokalari akuza të forta Këlliçit: Përdori klanin e tij

TIRANË- Aktivistja Evi Kokalari ka akuzuar sërish kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçin, duke pretenduar se ai ka ndërhyrë në zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Sipas Kokalarit, një listë lobimi me emrat që duheshin votuar ka qarkulluar nga kryesia e Forumit Rinor dhe disa bashkëpunëtorë të ngushtë të Belind Këlliçit. Më tej, ajo shton se nga 67 personat të listës, 43 janë sot pjesë e Këshillit Kombëtar, pra 29% të Këshillit të zgjedhur.

“Disa nga keta 43 vetë, u futën me votën e lirë ose të lobuar, të tjerë me kuotën e rinise që është vetëm 15%. Ky i fundit thotë që ka fuqizuar Forumin Rinor me aktet e tij. Në fakt ai ka fuqizuar vetëm klanin e tij, ndryshe në Këshill do kishin hyrë të rinjte me numrin e votave më të larta nga lista e atyre që nuk arritën të kualifikoheshin, dhe jo të besuarit e Belindit. Këto që them më lart janë vetëm maja e allkunajës. më shumë në vazhdim.,”-shkruan ajo.

Ndërkohë që dje e akuzoi se kishte orientuar votat për të dalë vetë më i votuari në Partinë Demokratike për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar. Megjithatë ende nuk ka marrë asnjë përgjigje nga demokrati.

POSTIMI I PLOTË: 

Kjo është lista e lobimit për Këshillin në 30 Prill. Është qarkulluar nga kryesia e Forumit Rinor dhe disa bashkepunetore të ngushtë të Belind Këlliçit pikërisht ditën e votimit. Për sqarim, çdo emër në fletën e votimit kishte një numër. Ky nuk është thjeshtë lobim por orientim klanesh. Nga 67 personat të listës, 43 janë sot pjesë e Këshillit Kombëtar. Kjo përbën 29% të Këshillit të zgjedhur. Disa nga keta 43 vetë, u futën me votën e lirë ose të lobuar, të tjerë me kuotën e rinise që është vetëm 15%. Ky i fundit thotë që ka fuqizuar Forumin Rinor me aktet e tij. Në fakt ai ka fuqizuar vetëm klanin e tij, ndryshe në Këshill do kishin hyrë të rinjte me numrin e votave më të larta nga lista e atyre që nuk arritën të kualifikoheshin, dhe jo të besuarit e Belindit. Këto që them më lart janë vetëm maja e allkunajës. … më shumë në vazhdim.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll