Politike

Floriana Garo i përgjigjet Lindita Nikollës: Berisha ka ruajtur gjithmonë etikën në Parlament

Floriana Garo shkruan se Berisha ka ruajtur gjithmonë etikën në denoncimet e tij dhe se është një zë i lart dhe i ashpër ndaj shkeljeve që bëhen.

1 Qershor 2022, 16:03 Nga DOSJA
Floriana Garo i përgjigjet Lindita Nikollës: Berisha ka ruajtur
Floriana Garo

TIRANË- Zëdhënësja e komunikimit të Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Floriana Garo ka reaguar pas deklaratës së kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla në “DW”, e cila tha se Sali Berisha shpesh përdor gjuhë të vrazhdë në Kuvend. Në një postim në rrjetet sociale, Garo shkruan se Berisha ka ruajtur gjithmonë etikën në denoncimet e tij dhe se është një zë i lart dhe i ashpër ndaj shkeljeve që bëhen.

Reagimi i plotë i Floriana Garo:

Ne pergjigje te vleresimit te gazetares se DW, e cila gjate nje interviste me kryetaren e Parlamentit shqiptar ngriti pyetje mbi sulmet me fjale te Z. Berisha ndaj Znj. Nikolla, ne respekt te punes se gazetareve dhe opinionit publik, sqarojme se: Z. Berisha ka ruajtur gjithnje etiken ne denoncimet e vazhdueshme te shkeljeve te hapura te rregullores se Parlamentit nga Znj. Nikolla, per te mbrojtur Edi Ramen por Z. Berisha ka qene dhe do te vazhdoje te mbetet nje ze i forte ndaj abuzimeve te saj dhe pushtetareve te tjere ne cdo rrethane; nje ze i forte ne mbeshtetje te luftes kunder mega-aferave korruptive te qeverise dhe lidhjeve te saj me banda me te rrezikshme ne rajon te cilat sot po denoncohen nga drejtesia e vendeve te BE. Ai do jete pa medyshje nje ze i ashper ndaj grabitjes se prones publike, rritjes tejet te rrezikshme te borxhit publik dhe eksodit masiv te rinise nga vendi dhe rrenimit keshtu te te ardhmes se shqiptareve. Sfidat e parlamentit shqiptar nuk vijne nga denoncimi i pakompromis i ketyre dukurive tashme te njohura publikisht dhe boterisht, por vijne nga bashkefajesia e kesaj maxhorance ne aktivitetet e mesiperme.

Lindita Nikolla, Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, zhvilloi vizitën e saj të parë në Gjermani. Në një intervistë ekskluzive për DW ajo tha se Berisha njihej për gjuhën e tij, sipas saj ishte shumë e vrazhdë.

(k.m/dosja.al)

 

Sondazh

Poll