Politike

VD-Homazhet për Nishanin, Berisha: Ishte bashkëpuntori im më i çmuar, është gjallë shpirtërisht

Berisha deklaroi se Nishani ishte një nga bashkëpuntorët e tij më të mirë e se miqësia mes tyre ishte gjithnjë e në rritje

1 Qershor 2022, 10:55 Nga DOSJA

 

VD-Homazhet për Nishanin, Berisha: Ishte bashkëpuntori im më i
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kreu homazhet në ambientet e Presidencës për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishanit. Për mediat, Berisha deklaroi se Nishani ishte një nga bashkëpuntorët e tij më të mirë e se miqësia mes tyre ishte gjithnjë e në rritje. Kreu i PD-së shtoi se edhe pse ka ndërruar jetë, Nishani është gjallë shpirtërisht dhe do të jetë gjallë në memorien e tij.

'Isha për të shpreh nderimin tim më të madh, shpreh dhimjen për të ndarë me familjen zinë e kësaj gjësë që i ka rënë atyre, miqve dhe të afërmëve dhe të shqiptrarëve të cilët kanë parë te Nishani një qytetar shembullor. Familja, një prind të shkëlqyer, një bashkëshort dhe baba fisnik. Shoqëria shqiptare dhe shqiptarët, Bujar Nishani, në dekada ka qënë një nga bashkëpunëtorët e mi më të cmuar, me të cilin më lidhi bashkëpunimi i ngushtë dhe miqësi e përsosur, miqësi e cila nuk njohu asnjëherë asnjëlloj rrënje, përkundrazi, erdhi në forcim. Kujtimet për Nishanin janë të shumta dhe ai sot fizikisht nuk është sot midis nesh. Ai është gjallë shpirtërisht, është përjetësisht gjallë në memorien time dhe të atyre që e njohin atë si miq dhe si bashkëpuntor të familjes që pati një prind të tillë. Ndaj dhe duke ndarë dhimbjen dhe zinë në familjen Nishani, shpreh ngushëllimet e mia atyre dhe shqiptarëve. I paharruar dhe i përjetshëm do mbetet kujtimi i tij.'- tha Berisha.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll