Sport

'Mashtrimi' ka filluar të matet: Kishte 2800 biletave falso në “Stade de France”!

Sipas informacioneve të ‘RMC Sport’, të konfirmuara nga ‘AFP’, Federata Franceze e Futbollit dhe UEFA kanë vlerësuar numrin e biletave të falsifikuara të skanuara të shtunën në 2800 gjatë finales së Champions League

1 Qershor 2022, 07:20 Nga DOSJA
'Mashtrimi' ka filluar të matet: Kishte 2800 biletave falso

FRANCE - Mashtrimi pranë ‘Stade de France’ në mbrëmjen e finales së Champiomns League ka filluar të matet. Sipas  informacioneve të ‘RMC Sport’, e konfirmuar edhe nga ‘AFP’, Federata Franceze e Futbollit (FFF) dhe UEFA vlerësuan, se numrin e biletave të falsifikuara të shtunën ishte në 2800. Një shifër e dhënë nga “3F” dhe trupa europiane gjatë takimit të së hënës në Ministrinë e Sporteve synonte të nxirrte mësime nga fiaskoja e këtij takimi.

Por sipas avokatit Pierre Barthélémy, i intervistuar nga AFP, biletat reale që janë aktivizuar gabimisht mund të jenë në mesin e këtyre 2800 biletave false. “Biletat elektronike duhej të aktivizoheshin dhe kishte prishje, defekte kompjuterike në portat, duke bërë që disa bileta të vërteta të skanoheshin si false,- shpjegoi ai. - Si provë është dëshmia e Robertson, lojtarit të Liverpoolit, i cili u ka ofruar bileta zyrtare të afërmve. Një herë në një hyrjet, u thanë se këto bileta ishin false”.

Të hënën, ministri i brendshëm Gérald Darmanin foli për një mashtrim "masiv, industrial dhe të organizuar" të biletave, që ishte edhe shkaku i kaosit, duke përmendur 30.000 deri në 40.000 mbështetës anglezë në ‘Stade de France’, qoftë pa biletë ose me bileta të falsifikuara. Por ministri u kënaq duke dhënë një përqindje prej “70%” të biletave të falsifikuara të zbuluara në parafiltrim në anën angleze, pa dhënë një shifër të saktë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll