Sport

Mancini ‘frikë’ nga Messi: “Ai mund ta ndryshojë një ndeshje në një sekondë”

Pavarësisht një sezoni të parë delikat te PSG, Lionel Messi mbetet një rrezik i madh në sytë e trajnerit të Italisë. Ai u ka kërkuar lojtarëve të tij që ta kenë kujdes shtatë herë “Topin e Artë” këtë të mërkurë, gjatë “Finalissimas” kundër Argjentinës në ‘Wembley’.

1 Qershor 2022, 06:55 Nga DOSJA
Mancini ‘frikë’ nga Messi: “Ai mund ta ndryshojë

ITALI - Italia, kampionia e Europës, sot, në orën 20:45, në “Wembley” të Londrës, do të përballet me Argjentinën, kampione e Amerikës së Jugut, në një event të organizuar për herë të parë midis UEFA-s dhe CONMEBOL, e quajtur në mënyrë simbolike “Finalissima”.

Përpara kësaj ndeshjeje luksi, trajneri i Italisë, Roberto Mancini, në konferencën për shtyp ka folur në mënyrë të veçantë për yllin argjentinas, Leo Messi: “Për mendimin tim ai është ndoshta më i miri në botë. Ne patëm mundësinë ta shihnim Maradonën për disa vite, këtu në Itali dhe mendoj se Messi është si ai. Messi është një nga lojtarët më të mirë në histori. 

Ai nuk ka shënuar shumë gola këtë vit, ndoshta sepse ndryshoi ekip pas 20 vitesh te Barça. Zakonisht duhet kohë për t’u përshtatur. Por unë mendoj se ai është më i miri dhe nesër (e mërkurë) do të duhet ta shikojmë sepse ai mund të ndryshojë lojën në një sekondë të vetme,”- ka deklaruar Mancini.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll