Sport

‘Roland Garros’/ Nadal i jashtëzakonshëm, pas 4 orësh mposhti serbin Djokovic (Video)

Tenisti i njohur spanjol fitoi 3-1 (6-2, 4-6, 6-2, 7-6) kundër numrit 1 Novak Djokovic dhe kalon në gjysmëfinale e këtij turneu prestigjoz, ku do të përballet me gjermanin Aleksandër Zverevin

1 Qershor 2022, 06:09 Nga DOSJA
‘Roland Garros’/ Nadal i jashtëzakonshëm, pas 4 orësh

FRANCE - Rafa Nadal shkruan një tjetër faqe legjendare në ‘Roland Garros’. Tenisti i shquar majorkan, 13 herë fitues në Paris, mundi Novak Djokovic në katër sete (6-2, 4-6, 6-2, 7-6) në çerekfinale, pas më shumë se 4 orësh një lufte epike.

Ai fluturon për në gjysmëfinalet e këtij turneu, ku do të përballet me Aleksandër Zverevit, i cili eliminoi spanjolin Carlos Alcaraz me rezultatin 6-4, 6-4, 4-6, 7-6 (7). Tani, tenisti gjerman, numri 3 në botë, do të përballet me njeriun me më shumë Grand Slam në histori (21).

Episodi numër 59 i një rivaliteti tashmë në legjendë mban firmën e Rafa Nadal, i cili vazhdon garën drejt trofeut ‘Roland Garros’ numër 14, pasi mundi numrin 1 në botë pas më shumë se katër orësh beteje. 

Duke filluar si një humbës dhe pasi deklaroi, se në rast humbjeje, kjo mund të ishte ndeshja e tij e fundit në Paris, tenisti spanjol qëndroi në fushë për më shumë se katër orë, duke dëshmuar edhe një herë se ishte “mbret” i fushave pa bar. Në gjysmëfinale të turneut kundër Zverevit, ai do të përballet në ditën e lindjes së tij të 36-të (të premten).

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll