Sport

VIDEO/ Ukrainasi Zinchenko, mes lotësh në konferencë: Kjo luftë duhet të ndalet!

“Ëndrra jonë është të shkojmë në Kupën e Botës, t'u japim ukrainasve emocione të pabesueshme: ata e meritojnë këtë tani”,- tha anësori i Manchester Cityt.

1 Qershor 2022, 06:19 Nga DOSJA
VIDEO/ Ukrainasi Zinchenko, mes lotësh në konferencë: Kjo

SKOCI - Ukraina do të përballet sot, në orën 20:45, në ‘Hampden Park” të Glasgow, me Skocinë në gjysmëfinalen e ‘play-off’-it kualifikues për Kupën e Botës në Katar. Një ndeshje e shtyrë për shkak të luftës në Ukrainë, e cila ende nuk ka përfunduar. 

Oleksandr Zinchenko ka folur të marten në mbrëmje në konferencën për shtyp në prag të këtij takimi, duke mos mundur t'i mbajë lotët: "Të gjithë ukrainasit duan vetëm një gjë, që kjo luftë të mbarojë. Ëndrra jonë është të shkojmë në Kupën e Botës, t'u japim ukrainasve emocione të pabesueshme: ata e meritojnë këtë tani”,- tha anësori i Manchester Cityt. 

"Është e pamundur të përshkruhet se si ndihemi. Ajo që po ndodh në vendin tonë është e papranueshme. Ne duhet ta ndalojmë këtë pushtim, të gjithë së bashku. Ukraina është një vend i lirisë, unë nuk do të dorëzohem kurrë."

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll